Vrasja në Divjakë, banori i fshatit Kryekuq: Kishin konflikte të hershme për tokën

Kasem Taragjini, banor i fshatit Kryekuq në Divjakë, thotë se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot.

Sipas këtij banorit, situata është konflikt i hershëm për tokat.

Ai shprehet për Report Tv se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.

“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë.

Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë”, tha Kasëm Taragjini.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top