Merr fund lidhja e Katy Perry me Justin Trudeau?

Duket se lidhja mes Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka nisur të ftohet, kryesisht për shkak të axhendave të ngarkuara dhe vështirësisë së Trudeau për të përballuar vëmendjen mediatike që sjell një lidhje me artisten.

Sipas “Daily Mail”, që citon burime pranë çiftit, dyshja ka qenë mjaft aktive në komunikim gjatë muajit korrik, duke shkëmbyer mesazhe “pa pushim”, por gjithçka ka ndryshuar gjatë dy javëve të fundit. “Ajo është e zënë, ai gjithashtu,” tha një burim. “Të dy kanë shumë angazhime, dhe ai entuziazmi i fillimit është zbehur.”

Gjithçka nisi kur Perry dhe Trudeau u fotografuan në një darkë intime në Montreal muajin e kaluar. Më pas, Trudeau ishte i pranishëm në koncertin e saj në Kanada – pjesë e turneut të saj “Lifetimes” – ku u shfaq në shoqërinë e vajzës së tij 16-vjeçare, Ella-Grace.

Megjithatë, burimet thonë se Trudeau nuk ishte aspak i kënaqur me daljen e fotove të darkës në publik.

“Ishte thjesht një takim i parë! Dhe menjëherë doli gjithçka në media. Kjo nuk është diçka që ai e dëshironte,” tha një burim tjetër.

Thuhet gjithashtu se për ish-kryeministrin, vëmendja që sjell një marrëdhënie me një figurë si Katy Perry është “shumë e madhe dhe shpesh e vështirë për t’u përballuar.”

Aktualisht, sipas një burimi të dytë, mes Katy Perry dhe Justin Trudeau nuk ka asgjë serioze dhe ata mbeten vetëm miq. “Ajo nuk është gati për të hyrë në një lidhje të re për momentin. Është ende në procesin e shërimit pas ndarjes nga Orlando Bloom,” shtoi burimi.

Kujtojmë se Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të korrikut, pas gati 10 vitesh marrëdhënie dhe kanë së bashku një vajzë 4-vjeçare, Daisy.

Nga ana tjetër, Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë.

Megjithatë, përkundër gjithçkaje, burimet e afërta me çiftin nuk e përjashtojnë një rikthim të mundshëm. “Ka një tërheqje mes tyre. Kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por për momentin, gjithçka është në pauzë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top