Disa pacientë nga pavioni i ORL-së në Spitalin e Traumës, kanë denoncuar sot për Lapsi.al kushtet e rënda në të cilat marrin trajtim. Sipas tyre, dhomat ku gjenden të shtruar të sëmuret nuk kanë ajër të kondicionuar dhe temperaturat e larta e rëndojnë më shumë gjendjen e tyre.
“Është e pamundur të flesh apo të përballosh dhimbjet në këto dhoma që janë kthyer në furra “, shprehet një prej tyre.
Ndërkohë pacientët thonë se të gjitha dhomat e mjekëve janë të pajisura me kondicionerë.
Por, në shërbimin e ORL-së, kulmi i skandalit janë kushtet e higjenes. Pacientët dërguan një video nga tualetet e këtij pavioni, të cilat sipas tyre pastrohen rrallë dhe janë në gjendje të mjeruar. Më poshtë një pjesë nga video e dërguar në redaksinë e Lapsit.