Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Kjo do sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohen alternime vranësirash të mesme dhe të larta, kryesisht të përqendruara në zonat kodrinore-malore.
Era do të fryjë nga perëndimi me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë.