Maduro “blindon“ Venezuelën pas kërcënimeve nga SHBA,aktivizon 4.5 mln roje kombëtare

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar aktivizimin e një plani të ri sigurie që përfshin 4.5 milionë rojeve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, si përgjigje ndaj asaj që ai e quan “kërcënime” nga Shtetet e Bashkuara, pas vendosjes së forcave ushtarake amerikane në rajonin e Karaibeve.

“Këtë javë do të aktivizoj një plan të posaçëm me mbi 4.5 milionë militantë për të siguruar mbulimin e të gjithë territorit kombëtar. Milici e përgatitur, e aktivizuar dhe e armatosur”, deklaroi Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.
Milicia venezueliane, e themeluar nga ish-presidenti Hugo Chavez, sipas të dhënave zyrtare përbëhet nga rreth 5 milionë persona, përfshirë civilë dhe rezervistë, dhe ndodhet nën komandën e ushtrisë. Deklarata e Maduro vjen menjëherë pasi SHBA dyfishoi shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë. Ai iu përgjigj Uashingtonit duke përmendur një “përsëritje të ndyrë të kërcënimeve ekstravagante, fantastike dhe të çuditshme”, ndërsa paralajmëroi shpërndarjen e armëve dhe raketave për forcat fshatare dhe klasën punëtore, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Venezuelës.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, konfirmoi vendosjen e forcave detare dhe ajrore në Karaibe për të kryer një operacion kundër trafikut të drogës. Ky veprim pason akuzat e administratës amerikane ndaj Maduros si pjesë e një karteli droge dhe përforcon tensionet mes dy vendeve.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top