Igli Tare mes Hojlund e Vlahovic: “Një sulmues duhet të mbërrijë te Milan”

“Hojlund është një opsion i mirë për ne”. Në një intervistë për Sportmediaset në debutimin në Kupën e Italisë kundër Barit në San Siro, drejtori sportiv i Milan Igli Tare foli për sulmuesin e Manchester United, objektiv i kuqezinjve për repartin ofensiv. “Po e vlerësojmë këto ditë, por merkatoja është e paparashikueshme – shtoi drejtuesi kuqezi – E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë pozicion dhe e dimë gjithashtu që duhet të jenë lojtarë që mund t’i japin diçka më shumë këtij grupi”.

Më pas Tare pranon interesin e Milan për sulmuesin e Juventus Dusan Vlahovic: “Edhe ky është një opsion, një sulmues duhet të vijë”. Një tjetër pistë gjithmonë e gjallë është ajo që të çon te Nicolas Jackson i Chelsea. Trajneri i Blues, Enzo Maresca, ka thënë hapur që lojtari mund të largohet. Kontaktet me menaxherin e senegalezit kanë qenë tashmë.


Mesfusha ka qenë reparti që i nënshtruar “restyling” më të rëndë. “Prioriteti i projektit tonë ishte të ndërhynim në mesfushë sepse Milan duhet të dominojë ndeshjet dhe t’i fitojë ato – vazhdoi Tare në Coppa Italia Live në Canale 5 – Me ardhjen e Jasharit, Modric dhe Ricci niveli është ngritur”. Për ish-lojtarin e Real dhe takimin e tyre, Tare zbuloi: “Modric që fëmijë bënte tifo për Milan, u ritakuan dy fëmijë që bënin tifo për Milan. E kuptova menjëherë mendimin e tij. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për këtë skuadër”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top