Jo vetëm Zalewski! Pas shitjes së mbrojtësit të majtë te Atalanta (praktikisht mungon vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është pothuajse totale), Inter po punon për një tjetër shitje, atë të lojtarit të Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani. Për mesfushorin, që nga fillimi i korrikut zyrtarisht në merkato, është rikthyer interesimi i fortë nga Bologna, e cila kështu ka kaluar Torinon.
Klubi emilian ka miratimin e plotë të lojtarit (kujtojmë se Asllani një muaj më parë refuzoi transferimin te Betis) dhe është gati të ulet në tavolinën e negociatave me Inter. Zikaltërit e vlerësojnë ish-lojtarin e Empoli-t jo më pak se 15 milionë dhe mendojnë mbi bazën e një shitjeje me titull përfundimtar ose, në plan të dytë, do të ishin gati të jepnin “ok”-in për një huazim me detyrim blerjeje.
Distanca me ofertën e bërë nga Bologna nuk është aq për vlerësimin e kartonit sa për formulën: oferta që emilianët do të ishin gati të paraqisnin nuk shkon përtej huazimit me të drejtë blerjeje. Megjithatë, marrëveshja u intereson të dy klubeve dhe me fillimin e javës diskutimi është i destinuar të hyjë në thelb, me mundësi të mira që të arrihet në një pikë takimi. E mundur, siç ndodhi për shembull në negociatat me Cagliarin për Sebastiano Esposito, që Bologna të mund të “shkëpusë” një ulje në çmimin e kartonit në këmbim të futjes së një përqindjeje në rast rishitjeje të ardhshme.
Kristjan Asllani is getting closer to Bologna from Inter.
⚠️ Ready a contract until 2029 with the option for 2030.
@NicoSchira pic.twitter.com/HCWnmLnW41
— ENJOY INTER TRANSFERS (@EnjoyInter) August 17, 2025