Tre persona u vranë në një bastisje ruse që u zhvillua të dielën në Kharkiv teksa negociatat për t’i dhënë fund luftës po intensifikohen. Midis të vdekurve ishte një fëmijë 1-vjeçar. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov ka bërë me dije se 17 persona kanë mbetur të plagosur.
“Tre persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë të vogël. 17 persona të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë fëmijë”, tha Terekhov në një postim në Telegram.
Një zjarr shpërtheu në një pallat apartamentesh si pasojë e sulmit me dron. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë objektet nën flakë ndërsa dëgjohen sirena. Personat që nuk kanë marrë dëmtime kanë dalë jashtë ndërsa ndihma mjekësore ka tranportuar të plagosurit në s[ital. Ministria e Mbrojtjes në Moskë raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë shkatërruan gjithsej 23 mjete ajrore pa pilot ukrainase gjatë natës.