Bisedimet për Ukrainën, Zelensky dhe udhëheqësit evropianë ‘zbarkojnë’ në Uashington

Pas samitit të së premtes në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Uashington për takimin me Trump, dhe do të zhvillojë një takim dy palësh në orën 13:15 me orën lokale (19:15 sipas orës shqiptare) dhe më pas do të përshëndesë udhëheqësit evropianë në orën 20:15.

Një foto në grup është planifikuar një çerek ore më vonë, dhe takimi i përbashkët është planifikuar për në orën 21:00.

Udhëheqësit evropianë pritet të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:00. Liderët evropianë që do të marrin pjesë janë Emmanuel Macron, Keir Starmer, Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, Friedrich Merz, Alexander Stubb dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në Uashington ka mbërritur dhe Meloni.

Një ditë më parë, udhëheqësit evropianë, nëpërmjet një takimi virtual të “koalicionit të vullnetshmëve”, konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën. Ata riafirmuan unitetin përballë agresionit rus dhe theksuan se, në mungesë të një armëpushimi, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të rrisin presionin ndaj Moskës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top