Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime. Gradualisht pritet shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në fomë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër. Era do të fryjë lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri 7m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top