Erdogan: Bisedimet Trump-Putin, përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

 

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar nw lidhje me samitin midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. Erdogan në një postim në “X ” shkruan se bisedimet dhanë një shtysë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes.

“Bisedimet e zhvilluara në Alaskë midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, z. Trump, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, i dhanë një shtysë të re përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e mirëpresim Samitin e Alaskës me kënaqësi dhe shpresojmë që ky proces i ri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Zelensky, do të hedhë themelet për një paqe të qëndrueshme. Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes,” shkruan presidenti turk.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top