Putin kërkon rajonet kyçe të Ukrainës në këmbim të paqes, detajet nga Alaska

 

Presidenti rus, Vladimir Putin bëri kërkesa për të marrë kontrollin e rajoneve kryesore të Ukrainës gjatë bisedimeve të tij me Donald Trumpin si një kusht për përfundimin e luftës.

Gjatë takimit të tyre në Alaska, udhëheqësi rus thuhet se i ka thënë presidentit amerikan se dëshiron rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut – dhe do të hiqte dorë nga territoret e tjera ukrainase të mbajtura nga trupat e tij në këmbim, sipas Skynews.

Planet u raportuan nga disa media, duke cituar burime të afërta me çështjen, ndërsa Trump caktoi një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington të hënën.

Ai ka thënë se kjo mund të hapë rrugën për një takim trepalësh me Putinin.

Sipas disa mediave, thuhet se Trump mbështet planet, por Zelensky më parë ka përjashtuar mundësinë e dorëzimit formal të ndonjë territori Moskës.

Raportohet se Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, duke përfshirë rreth tre të katërtat e provincës Donetsk, në të cilën hyri për herë të parë në vitin 2014.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top