Kohë e paqëndrueshme, me shi dhe vranësira këtë të dielë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shfaqen nga mesdita deri në orët e vona të pasdites.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në zonat kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar, mund të shfaqen shtrëngata dhe reshje breshëri në zonat malore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore era do të arrijë deri në 8 m/s.

Deti parashikohet i qetë, me valëzim që varion nga 1 deri në 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top