‘Jota më ndihmoi, e shtyu topin drejt rrjetës’, Chiesa emocionon pas golit ndaj Bournemouth

Sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Federico Chiesa, ka deklaruar se është i lumtur te Liverpooli dhe ka falënderuar trajnerin Arne Slot për fjalët inkurajuese, ndërsa goli i tij i parë në Ligën Premier iu dedikua në mënyrë të natyrshme Diogo Jotës.

 


Chiesa pritej të largohej këtë verë pas një sezoni të vështirë debutues, ku u përball me mungesë minutash, rënie forme dhe probleme fizike.

 

Megjithatë, mbrëmë ai hyri nga stoli në një moment kyç, kur rezultati ishte 2-2 kundër Bournemouth, dhe me një goditje fluturimthi riktheu Liverpoolin në avantazh 3-2, përpara se Mohamed Salah të vuloste fitoren 4-2.

 

“Mendimi im i parë pas golit ishte për Diogon, vëllain e tij dhe familjen e tyre. Ishte një mbrëmje tepër prekëse, ndaj ta mbyllje kështu ndeshjen ishte shumë emocionuese”.

“Diogo më ndihmoi nga lart, e shtyu topin drejt rrjetës. Dua të besoj se ashtu ndodhi”, ka thënë Chiesa.

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident tragjik me makinë, vetëm pak ditë pas festimeve të titullit kampion nga Liverpooli.

 

Lexo po ashtuZbulohet se përse u ndërpre për disa minuta ndeshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit

Si shenjë respekti, klubi vendosi të tërheqë fanellën me numrin 20 që Jota mbante.

 

Kjo ishte ndeshja e parë e tyre në Ligën Premier që nga ajo tragjedi, e shoqëruar me homazhe të shumta për Jotën dhe familjen e tij.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top