Putin kërkoi dorëzimin e të gjithë Donetsk në këmbim për paqe me Ukrainën

Trump se do ta ndërpriste luftën nëse Ukraina do t’ia dorëzonte të gjithë rajonin e Donetsk, ku ka pranuar po ashtu të dorëzojë territore të tjera në Kharkiv dhe Sumy.

 


Qarku i pasur me minerale në lindje të Ukrainsë do t’i shkonte Rusisë, me ato pak koncesione territoriale në verilindje të Ukrainës ndërsa vija e frontit jugor do të ngrihej ashtu siç është shkruan The Telegraph të shtunën.

 

Këto kërkesa i janë përcjellur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderëve europianë nga presidenti amerikan Donald Trump pas samitit në Alaska.

 

Këto detaje shtojnë brengën se Zelenskyy do të përballet me presion shtesë për koncesione territoriale dhe të pranojë kërkesa shtesë të Rusisë pasi presidenti amerikan synon mbyllje të shpejtë të kësaj çështje. “Trump dëshiron që kjo të kryhet sa më parë, dhe unë nuk mendoj se do të zgjasë” i ka thënë The Telegraph një zyrtar europian.

Zelenskyy disa herë e ka bërë të qartë se nuk është io gatshëm të diskutojë dorëzimin e territoreve që tashmë nuk kontrollohen nga forcat ruse për një ujdi paqeje.

Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz ka deklaruar për median gjermane ZDF të shtunën se SHBA është e gatshme që të jetë pjesë e garancisë së sigurisë së Ukrainës, Ai deklaroi kështu pas telefonatës informuese me Trump.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top