Tani është gjithashtu zyrtare: Giovanni Leoni është lojtar i ri i Liverpool. Këtë e ka njoftuar vetë klubi kampion në fuqi i Premier League, duke specifikuar se kalimi nga Parma do të bëhet përfundimtar vetëm pasi të merret leja e nevojshme e punës, meqë Anglia është një vend jashtë Bashkimit Europian. Leoni vjen në mënyrë përfundimtare për një shumë rreth 35 milionë euro gjithsej, plus një përqindje mbi rishitjen e ardhshme. Për të një kontratë gjashtëvjeçare dhe rekordi si italiani nën 19 vjeç më i paguar në histori.
“Jam vërtet i lumtur që bëj pjesë në këtë klub. Meqë është një nga më të mirët në botë, nuk është e mundur të thuash jo. Është një ndjesi vërtet fantastike dhe jam i nderuar. Emocioni është i jashtëzakonshëm. Isha shumë i lumtur për interesimin e Liverpool-it. Kur e mësova, mendova: wow, është e çmendur. Dua të përmirësohem shumë, së bashku me shokët e mi të rinj, gjatë stërvitjeve dhe më pas edhe në fushë, qoftë në kampionat, qoftë në Champions League”, – fjalët e para të mbrojtësit italianm, që ishte prezent në Anfield për të ndjekur nga tribuna debutimin sezonal të Reds kundër Bournemouth.
"I want to improve a lot with my new teammates in training and after on the pitch, in the Premier League and the Champions League."
Watch Giovanni Leoni's first interview as a Liverpool player on All Red video
— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025
KOMUNIKATA E PARMËS
“Që nga debutimi në Serie A më 9 nëntor 2024 kundër Venezias e deri te ndeshja e fundit në kampionat kundër Napolit, më 18 maj të kaluar: një histori e konsumuar në 17 ndeshje, një gol kundër Cagliarit, paraqitje të shkëlqyera, performanca si lider përballë kundërshtarëve shumë të mëdhenj. Një histori prej 17 ndeshjesh që do të mbetet përgjithmonë në zemrat verdheblu, një histori që do të të çojë larg për të vazhduar të shkruash faqe të pashlyeshme të futbollit italian – lexohet në një njoftim të klubit emilian – Good luck, Giovanni! Përgjithmonë, krenari verdheblu!”.
We have completed the signing of defender Giovanni Leoni from Parma, subject to international clearance and a successful work permit application ✍️
— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025
LEONI, PËRSHËNDETJA PËR PARMËN
“Një vit që nuk do ta harroj kurrë. Të vishja këtë fanellë ka qenë një privilegj dhe një krenari! Faleminderit shoqërisë, shokëve të mi, të gjitha personave që çdo ditë punojnë për Parmën dhe tifozëve verdheblu. Më keni bërë të ndihem pjesë e një familjeje dhe më keni ndihmuar të rritem. Do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time…”.