Dalin detajet e para/ Ç’ndodhi në takimin me dyer të mbyllura Trump – Putin

“Të gjitha opsionet mbeten në tryezë”. Kjo është ajo që zyrtarët amerikanë i thanë CNN pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin mbajtën një takim mbi luftën në Ukrainë.

Ndërsa pala ruse ka shpërndarë sinjale pozitive pas takimit. I dërguari rus Kirill Dmitriev i tha agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin kishte shkuar “jashtëzakonisht mirë”.

Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.

I pyetur për më shumë detaje, ai iu shmang pyetjeve, por i tha një korrespondenti për median Rossiya 24: “Vetëm pas pak sekondash do të mësojmë gjithçka rreth kësaj.”

Takimi u zhvillua për më shumë se dy orë.

Kremlini njoftoi i pari se bisedimet midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, në të cilat morën pjesë vetëm dy këshilltarë nga secila palë, kanë përfunduar.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan një konferencë të përbashkët për shtyp e cila pritet të nisë pas pak dhe që mund ta ndiqni ne videon më poshtë. 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top