VIDEO/ Egnatia eliminohet nga Europa, dy gola të Lushkjes nuk i mjaftojnë

Egnatia del nga garat europiane për këtë edicion. Rrogozhinasit u eliminuan në turin e tretë të Conference League pas shtesave përballë skuadrës sllovene të Olimpija Ljubljana.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 ndaj në sfidën e luajtur në shtëpi, ekipi i trajnerit Edlir Tetova kërkonte me çdo kusht fitoren. Rrogozhinasit shënuan 4 herë brenda 8 minutave të para, por vetëm një gol, ai i Lushkjes (VIDEOnë minutën e 6-të u konsiderua ishte i vlefshëm.

Rrogozhinasit vazhduan të sulmonin dhe dukeshin se e kishin situatën në kontroll, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka dhe solli barazimin e miqve në minutën e 32-të (VIDEO).

Në fundin e pjesës së dytë miqtë gjetën një tjetër gol në minutën e 79-të (VIDEO) dhe menjëherë pas tij Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë opasi u ndëshkua me të kuq. Por Lushkja gjeti sërish rrjetën në minutën e 86-të për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe për të çuar sfidën në shtesa (VIDEO).

Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov (VIDEO) e Blanko (VIDEO), të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë, për ta wuar rezultatin në 4-2 duke mbyllur këtu rrugëtimin e Egnatias në këtë edicion në Europë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top