Travis Kelce flet për romancën me Taylor Swift

Travis Kelce, ka ndarë për herë të rrallë detaje nga lidhja e tij me Taylor Swift, duke treguar sesi u dashuruan në mënyrë natyrale dhe pa bujë, pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike.

Në një intervistë ekskluzive për revistën GQ, të publikuar të martën, Kelce u shpreh:

“Sa herë që jam me të, ndihemi si dy njerëz të zakonshëm. Kur nuk kemi kamera përreth, jemi thjesht dy njerëz që janë të dashuruar.”

Ai theksoi se edhe pse marrëdhënia e tyre është ndjekur nga mediat që në fillim, ajo ka ndodhur në mënyrë shumë të natyrshme

Travis tregoi se lidhja me Swift nisi thjesht nga koha që kalonin me njerëzit rreth tyre:

“Thjesht u dashuruam nga mënyra si ndiheshim kur ishim në një dhomë me miqtë tanë. Jemi dy njerëz që duam të argëtohemi, por që kemi edhe vlera të përbashkëta.”

Çifti doli publikisht për herë të parë në shtator 2023, kur Taylor Swift u pa në tribunë duke mbështetur Kelce gjatë një ndeshjeje të Chiefs kundër Chicago Bears.

Që atëherë, ata janë parë shpesh bashkë në publik dhe kanë mbështetur njëri-tjetrin edhe profesionalisht.

Kelce foli gjithashtu për ngjashmëritë që ai dhe Taylor kanë për shkak të karrierave shumë kërkuese:

“Nuk kisha përjetuar më parë një partner që kupton presionin e të qenit në sy të publikut. Kur e shoh sa e lodhur është pas një koncerti, më kujton mua pas një ndeshjeje.”

Ai shtoi me humor:

“Ajo nuk do ta quante veten atlete, por unë kam parë çfarë përballon trupi i saj në çdo performancë.”

Travis e përmbylli intervistën duke thënë se lidhja e tyre “thjesht mori fluturimin”:

“Gjithçka u zhvillua natyrshëm. U dashuruam për atë që jemi dhe për vlerat që ndajmë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top