Sancho merr 5 milionë komente nga tifozët e klubit turk, thyen record

I padëshiruari te Manchester Unitedi, Jadon Sancho ka publikuar një fotografi në Instagram, duke marrë më shumë se 5 milionë komente.

Kjo fotografi tani ka thyer rekordin sepse është një nga më të komentuarat në historinë e rrjetit social.

Sancho publikoi një foto në pishinë, teksa tifozët e klubit turk të Beshiktashit e vërshuan me komente.

Shumica e këtyre komenteve janë: “Eja te Beshiktashi”.

Anglezi është në kërkim të një klubi, por deri më tani nuk ka gjetur një shkaku i pagës së lartë që kërkon.

Së fundmi, përfaqësuesit e lartë të klubit turk e kanë konfirmuar interesimin për të.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top