Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrj urgjente për evakuim të banorëve në zonat e Gramshit dhe të Delvinës. Kjo thirrje vjen pasi situata në Delvinë dhe në Gramsh po bëhet edhe më alarmante. Flakët gjatë orë të fundit janë përhapur masivisht dhe po rrezikojnë jetën e banorëve.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.