Vatër zjarri në Tepelenë/ Flakët rrezikojnë të kalojnë në territorin e Gjirokastrës

Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë gjatë natës fshatin Hormovë, Bashkia Tepelenë, pranë kufirit me Gjirokastrën. Bëhet me dije se që prej orës 04:00 të mëngjesit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Gjirokastër po punojnë në terren për izolimin e flakëve, me synimin që ato të mos kalojnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Gjithashtu zona paraqet rrezik të lartë për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra, ku pasojat mund të ishin katastrofike. Ky është një operacion emergjent i ndërmarrë vetëm nga efektivët e MZSH Gjirokastër, për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një territor me potencial të madh dëmesh.

Po ashtu situata paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme në disa zona, pasi flakët u përhapën në mënyrë masive, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top