‘Mosha veç numër’, Ronaldo shënon dy gola në ndeshjen e fundit parasezonale

 

Mbrëmë Al-Nassr zhvilloi ndeshjen e tyre të fundit miqësore para fillimit të sezonit të ri.

Dhe pa dyshim ai që shkëlqeu për skuadrën arabe, ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi dy gola ndaj Almerias.

Por forma e mirë e “CR7”, nuk i mjaftoi Al-Nassrit pasi që u mposhtën nga skuadra spanjolle me rezultat 3-2.

Golat për “bardhekuqtë”, i realizoi Arribas dhe Embarba që shënoi dy

Ndërkaq të enjten në mbrëmje, Ronaldo ishte në fushë ndërsa Al Nassr u përball me skuadrën portugeze Rio Ave në një ndeshje miqësore parasezonale në “Estadio Algarve”.

Në një ndeshje që u dominua nga Al Nassr, ekipi fitoi 4-0 falë një tregolëshi nga Ronaldo dhe një goli të Mohamed Simakan. Në minutën e 61-të, Al Nassr fitoi një penallti me mundësinë për të kaluar në avantazhin 3-0.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top