Një ndërtesë tre katëshe është shembur mëngjesin e sotëm nga IKMT në zonën e Radhimës. Godina mësohet se pasi ishte ndërtuar pa leje. Shpërthimi u krye rreth orës 07:30. Në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.
Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant. IKMT sqaroi se aksioni u ndërmor në mëngjes për të minimizuar ndikimin në zonë.