Gjysëmfinale të hapura, që zgjidhjen do ta marrin në ndeshjet e kthimit pas një jave. Juventus limiton dëmet me një barazim 1-1, kundër ekspertëve të kompeticionit. Golit të En Nesyri në pjesën e parë, i përgjigjet Gatti në minutën e shtatë shtesë. Roma në Olimpico kalon 1-0 Bayer Leverkusen, duke marr një rezultat të çmuar falë golit të Bove, për kthimin në Gjermani
JUVENTUS 1-1 SEVILLA
Juventus-Sevilla mbyllet 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League. Në Stadium, një gol i Gatti në minutën e 97′ drejtoi një sfidë që kishte shkuar keq për bardhezinjtë e teknikut Allegri. Në minutën e 26′ me një kundërsulm të shpejtë të Ocampos, finalizimi i En Nesyri ishte i patëmetë. Në pjesën e parë Rakitic iu afrua dyfishimit për andaluzianët, ndërsa në pjesën e dytë reagimi i Juventus ishte i ngadaltë. Në aksionin e fundit të ndeshjes, megjithatë, pas zhvillimit të një këndore, goditja me kokë e Gatti, në asist të Pogba, fiksoi barazimin.
ROMA 1-0 BAYER LEVERKUSEN
Misioni i përmbushur për Romën që mposhti Bayer Leverkusen 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Të shtyrë nga mbështetja e Olimpico, verdhekuqtë kaluan ngushtë gjermanët. Një ndeshje e vendosur falë golit në pjesën e dytë të Edoardo Bove (63′). Pas një pjese të parë të balancuar në përgjithësi, Roma ia doli të dalë me fitore nga akti i parë gjysëmfinal. Një rezultat që u buzëqesh të besuarve të Mourinho, që projektohen në kthim me dy rezultate nga tre të disponueshme. E tashmë, Roma mund të ëndërrojë finalen në Puskas Arena të Budapestit.