Broja ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare në Turf Moor. “Është një kohë vërtet pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj”, tha sulmuesi kuqezi.
“Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën. Tashmë mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Burnleyt. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh fanelën e famshme të Claret.”
23-vjeçari luajti për herë të parë për Chelsean në vitin 2020 dhe bëri 38 ndeshje për Blutë në të gjitha garat.
Megjithatë, ai luftoi për të qenë pjesë e rregullt e ekipit të parë dhe ka kaluar kohë në huazim te Vitesse Arnhem, Southampton, Fulham dhe Everton në sezonet e fundit.
Broja bëhet blerja e nëntë e Burnleyt këtë verë dhe i bashkohet skuadrës së Clarets para ndeshjes miqësore në shtëpi kundër Lazios këtë fundjavë.
Skuadra e Scott Parker fillon fushatën e saj në Premier League të shtunën, më 16 gusht, teksa do të udhëtojë për në Londër për t’u përballur me Tottenham.