Vladimir Putin i ka paraqitur administratës Trump një propozim për një armëpushim në Ukrainë që përfshin lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi dhe një angazhim për njohje globale të pretendimeve të saj.
Lajmin e raportoi “Wall Street Journal” duke cituar burime që thonë se oferta e Putinit përfshin dorëzimin e Donbasit nga Ukraina.
Udhëheqësi i Kremlinit i tha Steve Witkoff, të dërguarit të Trump, se do të pranonte një armëpushim të plotë nëse Kievi pranonte të tërhiqte forcat e tij nga i gjithë rajoni i Donetskut në Ukrainën lindore.