Mbyllet protesta në Prishtinë, thirrje kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe të ardhur gjithashtu nga diaspora ishin sot në Prishtinë në një protestë kundër Gjykatës Speciale, e cila po gjykon krerët e UCK në Hagë. Në protestë folën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë. Sipas tij Gjykata Speciale po punon si Serbia. Ahmeti tha më tej se kush i mban të mbyllur në burg krerët e UCK-së është kundër stabilitetit në rajon.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka thënë se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, ka thënë Gucati.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top