Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliardi euro që të ndikonte tek qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot, më 7 gusht, me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i konsideron si “farsë elektorale”.

Kryedemokrati tha se qeveria përdori gjysmë miliardi euro për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët. Duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR, Berisha tha se në këtë periudhë janë organizuar 4 mijë e 500 veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Pra përveç këtyre, bashkitë e vendit kanë prokuroruar tërësisht për qëllime elektorale në total 57 mln euro, nga të cilat rreth 14 mln para xhepi të themi, blerje të përqendruara. 32 mln bashkitë të ndryshme dhe Fondi shqiptar i grabitjes apo plaçkitjes, apo i zhvillimit siç quhet, ka përdorur për qëllime elektorale 10 mln euro”, tha Berisha.

Ai akuzoi kreun e Prokurorisë së Posaçme si “njeriun e dytë më përgjegjës”.

“14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte”, tha Berisha.

Më pas ai renditi të gjitha tenderat e bashkisë që sipas Berishës nuk ka respektuar ligjin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top