Janë zbardhur pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ish-presidentit Ilir Meta te komisionerët e Avokatit të Popullit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është ankuar në lidhje me shoqërimin e tij me forca të shumta policie drejt spitalit ku ai bëri disa kontrolle.
Sipas kryebashkiakut, i cili ndodhet në burg për disa akuza ky lloj shoqërimi ka qenë diskriminues dhe jo proporcional.
Por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pakënaqësi lidhur me trajtimin te 313-a.
Meta pretendon se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë. Tjetër shqetësim për Metën është edhe kufizimi që ka në lidhje me ushtrimin e aktivitetit fizik.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të 2024-ës, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndërkohë Veliaj u arrestua në shkurt të këtij viti. Ai akuzohet për 4 vepra penale: korrupsion , pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.