Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore, në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit kryesisht në relievet malore. Ndërkohë pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 7-14m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.