Arrestimi i Fredi Belerit, është pasqyruar menjëherë në mediat greke. Në një shkrim të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Protothema shkruan se Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë .
Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë.
Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë. Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës.
Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Himarë. “