Adriatik Lapaj nuk dorëzohet, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.

Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.

Lapaj ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.

Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës.

Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top