Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime. Gradualisht do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Ato do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat maksimale në zonat malore, do të zbresin në 25 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet, temperaturat do të jenë 35 gradë celsius. Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top