Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet

Sot (e diel, 3 Korrik) është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur programet e studimit në raundin e parë të aplikimit për në universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin zyrtar ualbania.al, ku maturantët duhet të përzgjedhin deri në 10 programe studimi sipas preferencave të tyre.

Para aplikimit, çdo kandidat duhej të kryente pagesën prej 2000 lekësh, në një nga zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, duke përdorur faturën e shkarkuar nga portali “U-Albania”. Pagesa duhej të ishte konfirmuar nga sekretaritë shkollore deri më 28 korrik.

Pas mbylljes së fazës së aplikimeve (29 korrik – 3 gusht), procesi vijon me:

-Publikimin e renditjes në 7 faza 48-orëshe, përgjatë periudhës 29 gusht – 11 shtator.

-Fazën e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë zhvillohet paralelisht me publikimin e renditjes.

-Faza e çregjistrimit, për ata që duan të ndryshojnë mendje pas regjistrimit, do të jetë më 12-13 shtator.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top