Parashikimi i motit për këtë të martë

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar. Moti do të paraqitet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, ku do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Zonat më të prekura do të jenë ato me reliev malor në veri dhe verilindje të vendit. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 17 m/s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top