Delvina nuk gjen qetësi, rindizet zjarri

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë. Terreni i vështirë e bën problematike ndërhyrjen nga toka.

Ndërkohë siç raportoi gazetarja Dorina Muhaj, flakët janë shumë pranë banesave.

“Deri më tani nuk kemi parë që të ketë ndërhyrje si nga toka dhe nga ajri. Kanë qenë banorët që kanë shkuar në vendin ku është rindezur zjarri”, raportoi ajo.

Ndërkohë një ditë më parë, nga fshati pati një evakuim të banorëve. Një pjesë e tyre janë rikthyer në shtëpitë e tyre pavarësisht rrezikut që paraqet edhe sot.

“Pothuajse gjithë pjesa e malit që të çon në Lukovë ka rrezik të shkrumbohet e gjitha”, raportoi gazetarja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top