Delvinë/ Vatra e zjarrit rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës

Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës.

Që në orët e mëngjesit forcat e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të bashkisë, kanë shkuar në malin e Skërficës për të izoluar flakët. Në terren për shuarjen e flakëve janë 6 punonjës të MZSH dhe 15 punonjës të shërbimeve publike.

Ndërkohë në Kalasë situata është më e qetë nga një ditë më parë, ndërsa aktualisht ka zjarr vetëm në majën e malit mbi fshat. Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë, ndërsa është djegur vetëm një banesë e braktisur.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top