Parashikimi i motit: Ulje temperaturash dhe reshje lokale në disa zona

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme të motit. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s. Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top