Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive, flakët përhapen edhe në malin mbi Borsh

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në dosa fshatra të Delvibës. Situata ka qenë alarmante në disa fshatra kryesisht në fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli. Zjarri mësohet se është përhapur dhe në malin mbi Borsh. Përshkak të zjarrit 10 banesa janë djegur dje në fshatin Senicë ndërsa shumë persona u rrezikuan nga flakët.

Ministria e Mbrojtjes dje njoftoi evakuimin e banorëve të tre fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Mësohet se rreth 2000 banorë nga gjashtë fshatra u evakuan ditën e djeshme. Ende nuk dihet një bilanc i saktë sesa banesa janë djegur deri më tani ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe kishën 200-vjeçare, Shën Dhimitri. Dëme të konsiderueshme ka edhe në bujqësi, pemë frutore, ullinj dhe blegtori.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top