“Shpërdorim detyre”/ Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas vendimit të gjyqtarit paraprak Erjon Cela për kalimin e çështjes në gjykim.

Bëhet fjalë për dosjen e njohur si “Buka”, në të cilën Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për këtë çështje. Tashmë, dosja do të shqyrtohet në themel nga trupa gjykuese, ndërsa mbetet të shihet si do të vijojë procesi ndaj ish-zyrtarit të lartë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top