Vllaznia përmbys Vikingur: Bajrami e Malaj festojnë në Loro Boriçi, por sa dëmtime

Vllaznia tregon dhëmbët në tempullin e futbollit Shkodran Loro Boriçi. Shkodranët mposhtin 2-1 me përmbysje Vikingur, në takimin e parë të raundit të dytë të Conference League, duke patur një avantazh të lehtë për një javë më pas në Rekjavik, ku do të vendoset kualifikimi. Bajrami e Malaj në pjesën e dytë fshinë avantazhin e shpejtë të Gunnarsson.

Përgjumja fillestare
Islandezët e fortë e shfaqën veten që në fillim, kur Gunnarsson shënoi në minutën e 10’ në mundësinë e parë të paraqitur. Një shkëputje me kokë, që gjeti jo të pakapshme prapavijën kuqeblu. Martini nuk arriti të stabilizojë të tijtë, që në fakt rrezikuan në kundërsulmet e shpejta të Vikingur. Islandezët mund të kishin shënuar në dy raste, kur edhe Jukaj u lëshua në dalje aventureske. Sidoqoftë, Balaj e Mala tentuan të japin sinjale, që u përforcuan në pjesën e dytë.

Përmbysja e madhe
Vikingur u tërhoq në pritje të kundërsulmit që nuk erdhi, edhe falë paraqitjes fantastike të qendërmbrojtësit Gjini. Martini nisi të përziejë kartat nga pankina dhe Bajrami, në minutën e 67’ shënoi golin e barazimit që ndezi entuziazmin e publikut në Loro Boriçi. Vikingur e pa veten në vështirësi dhe në minutën e 75’ Mala përmbysi rezultatin, edhe falë devijimit të një mbrojtësi që nxorri jashtë loje portierin Jonsson.

Frikë nga dëmtimet
Nota e vetme negative, pas një avantazhi të rëndësishëm për transfertën e javës së ardhshme në Rekjavik, është dëmtimi i tre lojtarëve, që mund të fusin në krizë Martinin. Krymi, Charles e Mala dolën nga fusha me probleme dhe në Shkodër kryqëzojnë gishtat që situate të mos jetë serioze.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top