Kjo e premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar. Termometri do të arrijë deri në 43 gradë C. Mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë. Ato luhaten në vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h.