Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kështu, GJKKO e rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, vendim që erdhi pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për Çyrben.
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet më 15 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe i shumëkërkuari Altin Hajri.