Sa është pasuria neto e Ed Sheeran?

Edward Christopher Sheeran, i njohur më mirë si Ed Sheeran, është një muzikant dhe kompozitor, i lindur më 17 shkurt 1991 në Hebden Bridge, Mbretëria e Bashkuar. Ai njihet në botë për kompozimet e tij të shkëlqyera që i realizon për vete dhe artistë të ndryshëm.

Në moshën katërmbëdhjetë vjeç filloi të kompozonte. Në vitin 2005, ende duke studiuar, ai filloi të regjistronte muzikën e tij. Mjë pas, në Kembrixh luajti disa koncerte me Passenger kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç.

Në mars 2010 publikoi Loose Change që përfshin këngën e tij debutuese The A Team. Më 12 shtator 2011 artisti publikoi albumin e tij debutues +, i cili u rendit në vendin e parë në listat britanike për shitje mbi 100,000 kopje. Në vitin 2012 në Brit Awards, Ed u nominua për Artist Britanik Breakthrough dhe Artist Solo Britanik Mashkull, të cilat ai i fitoi. Në gusht 2012, performoi në Lojërat Olimpike në Londër 2012.

E gjithë puna e tij përgjatë viteve, e ka bërë atë një nga emrat më të dëgjuar gjë e cila sjell edhe përfitime monetare. Por e dini sa është pasuria e Ed Sheeran deri tani? Artisti ka një vlerë neto prej 200 milionë dollarësh. Të ardhurat e tij vjetore janë më shumë se 20 milionë dollarë. Vetëm midis periudhës qershor 2018 dhe qershor 2019, ai fitoi mbi 110 milionë dollarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top