Tekat e fundit të Neymar kanë të bëjnë me një makinë, por jo me ndonjë nga ato makinat sportive klasike që aq shumë i pëlqejnë futbollistëve. Braziliani, për më shumë se një milion euro, ka blerë një replikë të Batmobile, mjeti i famshëm i transportit që përdoret nga Batman: nuk është shaka, sepse bëhet fjalë vërtet për një makinë të frymëzuar nga ajo e heroit të DC Comics. Bëhet fjalë për një makinë tepër të rrallë, nga e cila ekzistojnë shumë pak ekzemplarë në botë, dhe që përpara blerjes ishte ekspozuar në Dream Car Museum të Sao Roque.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Një pjesë koleksioni që do të mbetet e tillë, sepse sulmuesi i Santos nuk do të mund të ecë me shpejtësi me xhevahirin e tij të ri. Duke qenë se është një replikë e Batmobile të përdorur në filma, makina nuk ka leje për të qarkulluar në rrugët publike, siç thekson “Gazzetta dello Sport”, dhe për këtë arsye do të duhet të qëndrojë e mbyllur në garazhin e tij për t’u admiruar.
Neymar ka blerë Batmobile
Braziliani është një fans i madh i Batman dhe këtë nuk e ka fshehur kurrë: në vitin 2022 mori pjesë në premierën pariziane të The Batman dhe disa herë e ka përfshirë heroin në festimet e tij. Tani do të ketë një pjesë unike të historisë së tij, pasi për 1.3 milionë euro ka blerë një Batmobile: bëhet fjalë për njërën nga 10 kopjet e porositura nga Warner Bros për të festuar 85-vjetorin e Batman, e veshur me fibra karboni dhe kevlar, dhe e pajisur me një motor V8 6.2 me 525 kuaj fuqi.
Neymar s’est offert une batmobile pour 1,5 million d’euros pic.twitter.com/ccRNxSfQkR
— 75 Secondes ️ (@75secondes) July 20, 2025
Sigurisht që është një replikë perfekte e asaj të përdorur për filmat dhe është puna e një grupi prej 50 personash që për tre vite e kanë konceptuar, dizajnuar dhe prodhuar këtë makinë ëndrrash. Nuk mungojnë detajet më ikonike, si flakëhedhësi i pasëm (që funksionon vërtet, siç shihet në video), dhe pikërisht për këtë arsye makina e re e Neymar nuk është e përshtatshme për t’u drejtuar në rrugët publike, pasi bëhet fjalë vetëm për një model koleksioni.