Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton dy kallëzime

Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në qarkun Durrës, Aulon Kalaja është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se arsyeja e paraqitjes së Kalasë në SPAK është një padi në lidhje me pretendimin e tij se më 11 maj ka pasur krim zgjedhor, konretisht në qarkun Durrës.

Kalaja tha para mediave se në KAS ka dorëzuar 8 prova të reja dhe se mendonte që kishin detyrë të vijonin rinumërimin. Lidhur me gjetjen e këtyre provave Kalaja shton se KAS mendon se është gabim njerëzor, ai mendon që është krim zgjedhor. Ai theksoi se kërkon që votat të rinumërohen me pamje filmike.

“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin.

KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK. Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha Kalaja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top