Parashikimi i motit, vijon i nxehti afrikan

 

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstreme priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top