Berisha: Çdo emërim në GJK bëhet për të larguar ato që kanë mandatin 8-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot para godinës së SPAK dhe para gazetarëve se PD ka bindje se çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm e vetëm me një qëllim, për të larguar në kundërshtim nga gjykata persona të cilët kanë mandatin 8-vjeçar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD ka bindje se çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm e vetëm me një qëllim: Për të larguar në kundërshtim nga gjykata persona të cilët kanë mandatin 8-vjeçar. Dhe meqenëse duan të mos ketë asnjë zë kundër, po të jenë 100 përqind dhe t’i kapin peng. A e ke të qartë ti kush u mor peng me skenat erotike? Po, siç më kanë ardhur mua, u kanë ardhur edhe ju.

Dhe nga kush është marrë peng? Nga Dumani. Pra këta kërkojnë që t’i kenë të marrë peng, që të vendosin ashtu siç thotë Rama. Pra, së pari, PD është absolutisht kundër vendimeve militanteske partiake të Sokol Sadushit, i cili jashtë çdo tagri ka ndërhyrë në proces dhe e konsideron këtë si përpjekje për të marrë aty edhe të vetmin që nuk kishin, por që do jetë një akt i mirëfilltë antikushtetues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top