Vijon zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikësit punojnë me lopata

Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrfikësve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të mëngjesit në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor po e bën të pa mundur ndërhyrjen e mjetit dhe zjarrfikësit janë duke punuar me lopata apo me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar ato.

Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar edhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat. Edhe pse parku kombëtar i Llogorasë është larg, mund të rrezikohet nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top